Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Berlinit në Gjerman

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Berlinit në Gjermani (https://www.hwr-berlin.de/).

 

Nivelet e mobilitetit për studentet: 

  • Bachelor;

 

Numri i kuotave:

  •     4 studentë.

 

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit (Profilet: Shkenca ekonomike, Administrim Biznesi,, Marketing,Finance Kontabilitet);

 

Afati i aplikimit: 09 Prill 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Berlinit, Gjermani:

 

–          Vërtetim i notave (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

 

Kriteret për aplikim:

 

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: denisamerhadi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.