

Në kuadër të projektit SAMESEA, në datat 25–26 shkurt 2026 u zhvillua në Podgoricë takimi dhe trajnimi dyditor i partnerëve të konsorciumit, me fokus në monitorimin dhe raportimin e specieve sentinel sipas kërkesave të Direktivës së Habitateve. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) mori pjesë si një nga partnerët e konsorciumit, duke kontribuar në shkëmbimin e eksperiencave dhe në diskutimet mbi aktivitetet dhe rezultatet e projektit.