UAMD, pjesë aktive e Aleancës STARS EU në diskutimet evropiane për inovacionin dhe zhvillimin.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mori pjesë në një prej eventeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, “Java Evropiane e Rajoneve dhe Qyteteve”, ku Aleanca Evropiane Universitare STARS EU, pjesë e së cilës është edhe UAMD, organizoi sesionin me temë “European Experience of Innovation”.

👩‍🏫 Aktiviteti u moderua nga Lektorja e UAMD, znj. Dorina Gjipali, duke treguar rolin e rëndësishëm dhe gjithnjë e më aktiv që universiteti ynë po merr në kuadër të Aleancës STARS EU dhe më gjerë.

🎤 Në këtë sesion morën pjesë drejtues të lartë të Komisionit Evropian, përfaqësues të universiteteve partnere dhe sipërmarrjes evropiane, ndërsa Rektori i UAMD zhvilloi takime të frytshme me:
🤝 Dick Pouwels, Hanze University of Applied Sciences, Holandë – Kryetar i Komisionit të STARS EU,
🤝 Rima Dijsktra, Koordinatore e STARS EU,
🤝 Prof. Dr. Svenja Tams, Hochschule Bremen (HSB), Gjermani,
duke diskutuar për bashkëpunime të reja akademike, përfshirë programe të përbashkëta në lidership, sipërmarrje dhe të drejtë biznesi.

🌍 Përmes partneriteteve ndërkombëtare, stafit akademik cilësor dhe përfshirjes aktive në Aleancën STARS EU, UAMD vazhdon të forcojë profilin e tij evropian, duke sjellë programe inovative studimi, diploma të dyfishta dhe mundësi konkrete për studentët në tregun evropian të punës.

#UAMD #STARS_EU #EuropeanWeekOfRegionsAndCities #Innovation #Collaboration #HigherEducation #Durres #Europe #EULab #UAMD20Years

sqAlbanian