UAMD në vizitën studimore në Universitetin West të Suedisë në kuadër të projektit BEWBU

Në kuadër të projektit “Arsimi i Kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimor/ Blended
Education in Western Balkans Universities (BEWBU)”, i cili drejtohet nga Universiteti
“Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), më datat 9–11 shtator 2025 u zhvillua një vizitë
studimore në Universitetin West të Suedisë. Fokusi i kësaj vizite ishte i orientuar drejt trajnimeve
mbi arsimin e kombinuar (Blended Education), si një ndër drejtimet më bashkëkohore dhe të
nevojshme në arsimin e lartë.
Në hapje të programit, përfaqësuesit e UAMD paraqitën progresin e deritanishëm të projektit,
duke theksuar se ai ka hyrë në një fazë të rëndësishme të trajnimeve dy mujore, të cilat
zhvillohen në format fizik dhe online, me përfshirjen e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë kësaj vizite u trajtuan:
-Hartimi i mësimdhënies së kombinuar (Blended learning design);
-Modele pedagogjike për arsimin e kombinuar;
-Vlerësimi në arsimin hibrid;
-Praktikat më të mira mbi politikat e arsimit të kombinuar në arsimin e lartë në Suedi dhe
-Bashkimin Evropian;
-Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në arsim.

Këto trajnime synojnë që të sjellin eksperiencën më të mirë të vendeve partnere nga Bashkimi
Evropian në fushën e arsimit të kombinuar, duke kontribuar në modernizimin dhe rritjen e
cilësisë së mësimdhënies në universitete.
Projekti BEWBU, pjesë e programeve të Erasmus +, synon të mbështesë, të promovojë dhe të
rritë kapacitetet në aplikimin e arsimit të kombinuar në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit
Perëndimor.
– Partnerë nga Ballkani Perëndimor:

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Shqipëri; (Lider);
Universiteti “Fan Nolit”, Shqipëri;
Universiteti i Mostarit, Bosnje dhe Hercegovinë;
Universiteti i Banja Lukës, Bosnje dhe Hercegovinë;
Universiteti i Malit të Zi, Mali i Zi;
Universiteti “Donja Gorica”, Mali i Zi;
Universiteti i Prishtinës, Kosovë;
Universiteti “Fehmi Agani”, Kosovë.
Partnerë nga Bashkimi Evropian:
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Tampere, Finlandë;

Universiteti i Leon, Spanjë;
Universiteti West, Suedi.

-Partnerë të asociuar:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Kosovë;
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi, Mali i Zi;
Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit Hercegovinë-Kanton Neretva, Bosnje dhe
Hercegovinë.

sqAlbanian