UAMD në vizitën studimore në Universitetin e Leonit, Spanjë, në kuadër të projektit BEWBU

Në kuadër të projektit “Arsimi i Kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimor / Blended
Education in Western Balkans Universities (BEWBU)”, i cili drejtohet nga Universiteti
“Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), në datat 7–10 tetor 2025 u zhvillua një vizitë studimore
në Universitetin e Leonit, në Spanjë.
Fokusi i kësaj vizite ishin trajnimet mbi arsimin e kombinuar (Blended Education), të cilat
synojnë forcimin e kapaciteteve të stafit akademik për zhvillimin e modeleve bashkëkohore dhe
inovative të mësimdhënies në universitetet e Ballkanit Perëndimor.
Zëvendësrektori i Universitetit të Leonit, Prof. Alberto Benítez Andrades, mirëpriti partnerët
ndërkombëtarë dhe vlerësoi rëndësinë e projektit BEWBU në procesin e modernizimit të arsimit
të lartë. Ndërkohë, koordinatorja e projektit, Prof. Asoc. Dr. Elda Tartari, prezantoi ecurinë e
deritanishme të aktiviteteve, duke theksuar se projekti po hyn në fazën përfundimtare të
trajnimeve ndërkombëtare, dhe do kalojë në fazën e implementimit nga të gjithë partnerët e
Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës u zhvilluan trajnime me tematika bashkëkohore, ndër të cilat:
Hartimi i kurseve dhe programeve në arsimin e kombinuar (Blended Education)
Metodat aktive dhe bashkëpunuese të mësimdhënies së kombinuar
Studentët me diversitete të ndryshme dhe mësimdhënia gjithëpërfshirëse në arsimin e
kombinuar
Zhvillimi i materialeve digjitale për mësimdhënie dhe nxënie
Guida digjitale, këshillimi dhe feedback-u në mjediset digjitale të të nxënit
Këto trajnime sollën eksperiencat më të mira të universiteteve partnere nga Bashkimi Evropian,
duke kontribuar ndjeshëm në modernizimin dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të të
nxënit në universitetet e Ballkanit Perëndimor.
Projekti BEWBU, pjesë e programeve të Erasmus +, synon të mbështesë, të promovojë dhe të
rritë kapacitetet në aplikimin e arsimit të kombinuar në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit
Perëndimor.
Partnerë nga Ballkani Perëndimor:
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Shqipëri; (Lider);
Universiteti “Fan Nolit”, Shqipëri;
Universiteti i Mostarit, Bosnje dhe Hercegovinë;
Universiteti i Banja Lukës, Bosnje dhe Hercegovinë;
Universiteti i Malit të Zi, Mali i Zi;
Universiteti “Donja Gorica”, Mali i Zi;
Universiteti i Prishtinës, Kosovë;
Universiteti “Fehmi Agani”, Kosovë.

Partnerë nga Bashkimi Evropian:
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Tampere, Finlandë;
Universiteti i Leon, Spanjë;
Universiteti West, Suedi.
Partnerë të asociuar:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Kosovë;
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi, Mali i Zi;
Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit Hercegovinë-Kanton Neretva, Bosnje dhe
Hercegovinë.

sqAlbanian