UAMD, Komuna Piana degli Albanesi dhe Rotary E-Club Durrës në një partneritet për promovimin e arsimit dhe trashëgimisë arbëreshe.

Ditën e djeshme, date 07 Tetor 2025,  Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti z. Thommaso Garofalo, Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë së Komunës së Piana degli Albanesi, Bashkisë së Barit, dhe disa komunave arbëreshe në Itali, për aktivitete promovuese ndërkombëtare me komunitetet arbëreshe dhe shqiptare, si edhe z. Jonadri Prodani, përfaqësues i Rotary E-Club Durrës, 24.

Gjatë takimit u diskutua mbi implementimin e marrëveshjes së nënshkruar së fundmi midis UAMD, Komunës Piana degli Albanesi dhe Rotary E-Club Durrës, 24, e miratuar nga Këshilli Bashkiak i komunës arbëreshe, për ndjekjen e studimeve në universitetin tonë nga studentët arbëreshë, një hap historik për forcimin e lidhjeve kulturore, historike dhe patriotike mes UAMD dhe komunitetit arbëresh në Itali.

Gjithashtu, në takim u diskutua mbi krijimin e lidhjeve të ngushta dhe bashkëpunimin me universitetet në trevat arbëreshe për programe të përbashkëta, shkolla verore/dimërore dhe shkëmbime akademike e kulturore të cilat shërbejnë për njohjen dhe promovimin e historisë dhe traditës unike arbëreshe, një thesar i çmuar për kombin tonë dhe një vlerë e rrallë në historinë botërore.

sqAlbanian