UAMD bëhet pjesë e European University Foundation (EUF)

Dëshirojmë të ndajmë lajmin e gëzuar që Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, sapo është bërë pjesë e një prej rrjeteve universitare më prestigjioze dhe me ndikim në Europë, European University Foundation (EUF) https://uni-foundation.eu/
 
Pjesëmarrja e UAMD në European University Foundation, krijon një sërë mundësish për studentet dhe stafin që të angazhohen në projekte bashkëpunuese, të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe të promovojnë ndërkombëtarizimin. Duke rritur kështu perspektivën globale dhe kompetencën ndërkulturore të studentëve dhe stafit, duke nxitur një mjedis mësimor më gjithëpërfshirës dhe të larmishëm.