Tri programe të reja studimi me diploma të dyfishta me universitetet italiane pranë Fakultetit të Shkencave Politike Juridike në UAMD.

Në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, pranë Universitetit Aleksandër Moisiu, hapen tri programe të reja studimi në vitin akademik 2023-2024, si diploma të dyfishta me universitetet  presitigjioze italiane si: 

  • Bachelor në Shkenca Ndërkombëtare e Diplomatike me Universitetin e Genovas;
  • Master Shkencor në E Drejtë Evropiane dhe e Krahasur me Universitetin Sapieza të Romës,
  • Doktoraturë në E drejtë Publike, me universitetin Tor Vergata të Romës

Në një ceremoni lançimi e këtyre programeve me diploma të dyfishta, u inaugua edhe laboratori EULAB, ndërtuar me financim nga Qeveria Shqiptare, si pjesë e projektit të ndërkombëtarizimit  të Arsimit të lartë.

Në ceremoninë e organizuar mori pjesë Ministria e Arsimit Ogerta Manastirliu e cila theksoi se ndërkombëtarizim do të thotë që ne do të shkojmë më afër standarteve më të larta që duam dhe meritojmë të kemi, por mbi të gjitha që meritojnë të rinjtë tanë.  Ne duam ta ndërtojmë Europën  këtu, e këto programe krijojnë një tjetër standart dhe hapin të tjera rrugë, që ne duhet ti  përshkojmë për të vajtur në dimensionin evropian të arsimit të lartë. 

Rektorja Prof. Dr. Kseanela Sotirofski theksoi se falë mbështetjes dhe financimeve nga Qeveria  Shqiptare, ne po ecim në këtë drejtim të sigurtë. Ajo vuri në dukje se Universiteti Aleksandër  Moisu numëron sot 7 diploma të përbashkëta në të tri ciklet e studimit, falë financimit të qeverisë. Gjithashtu – theksoi ajo – UAMD numëron edhe 21 projekte të ngritjes së kapaciteteve, nga të cilat 3 si koordinator, 4 projekte Interreg Europe, 1 Jean Monnet e më shumë se 85 marrëveshje me universitete evropiane për shkëmbim akademik dhe studentësh, financuar nga BE. UAMD është sot partner me 8 universtete evropiane i Alenacës Strategjike për Tranzicionin  Rajonal STARS EU, për të cilën është krenar.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Prof. Ass. Dr. Andon Kume theksoi:
“Ndërkombëtarizimi i ofertës akademike vjen si një prioritet i ndërgjegjësimit për dimensionin  global që ka marrë sot formimi universitar. Kërkesa gjithnjë në rritje për këtë formim duket në forcat migruese imponuese. Kjo situatë e vendos arsimin e lartë përballë sfidave por edhe mundësive të reja të cilat do të rrisin kapacietet e pakonceptuara më parë, për stafin dhe studentët. 

Fakulteti i Shkencave Politike Juridike vjen me një ofertë akademike të ndërkombëtarizuar në të tri ciklet e studimit: Doktoraturë, Master dhe Bachelor në pesë programe studimi me diplomë të  dyfishtë të hapura në dy vitet e fundit akademike”.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të Ambasadës Italiane në Shqipëri si dhe delegacione nga tri universitet italiane partnere: Prof. Filippo Reganati dhe prof. Marco Cilenti  nga Universiteti Sapienza, Prof. Maurizia de Bellis nga Universiteti Tor Vergata dhe prof. Prof. Renzo Repetti dhe Prof. Agostino Massa nga Universiteti i Genovas.

Programet e studimit me diploma të dyfishta u japin mundësi studentëve të përfitojnë një  diplomë nga univesiteti partner, pa qenë e nevojshme të largohen nga vendi por vetëm duke kryer  një semestër në universitetin partner europian. 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian