THIRRJE PËR STUDENTË – SOC LAB

Në përputhje me profilin strategjik të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe orientimin e
tij drejt ndërkombëtarizimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të kapaciteteve akademike, Soc
Lab hap thirrjen për studentë të nivelit Master ose studente ekselentë në nivel Bachelor që
dëshirojnë të fitojnë eksperiencë praktike në kërkim shkencor, përmes aplikimit nga afër të
qasjes së kërkimit të aplikuar në trajtimin e problematikave sociale bashkëkohore.

Përfshirja në Soc Lab synon të kontribuojë në formimin e studentëve si aktorë aktivë në kërkim,
të aftë për të lidhur teorinë me praktikën dhe për të zhvilluar kompetenca të nevojshme për
angazhime akademike dhe profesionale në kontekst kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të:

  •  angazhohen në procese konkrete të kërkimit shkencor;
  • njihen dhe të aplikojnë metodologji dhe instrumente të kërkimit të aplikuar;
  • kontribuojnë në analiza empirike dhe studime me impakt social;
  • zhvillojnë aftësi kërkimore dhe analitike të vlefshme për punimin e tezës dhe për
    ndërtimin e profilit të tyre akademik dhe profesional;
  • strukturojnë dhe paraqesin punën e tyre kërkimore si punim për temë diplomimi (tezë
    Master), në përputhje me kriteret dhe procedurat akademike të Universitetit “Aleksandër
    Moisiu” Durrës.
  • certifikohen me certifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit të suksesshëm të angazhimit në
    Soc Lab.

Përparësi kanë studentët e fushave sociale; megjithatë, duke qenë se tematikat e trajtuara në
kuadër të Soc Lab kanë edhe pikëprerje, edukative, psikologjike, juridike, financiare,
menaxhuese, si dhe lidhen me teknologjinë dhe sistemet e shërbimeve sociale, edhe studentë nga
programe të tjera akademike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës ftohen të bashkohen,
në frymën e një qasjeje ndërdisiplinore dhe të hapur ndaj bashkëpunimit akademik.

KRITERET E APLIKIMIT
Aplikantët duhet të:

  • jenë studentë të regjistruar në nivelin Master ose studente ekselente ne nivel Bachelor në
    UAMD;
  • të shfaqin interes për kërkimin shkencor;
  • të kenë motivim për punë kërkimore dhe bashkëpunim në grup;
  • përparësi do të kenë studentët me interes në qasjet ndërdisiplinore dhe në zhvillimin e
    kompetencave kërkimore në përputhje me standardet akademike bashkëkohore.

 KONTAKT

Aplikimet dhe çdo pyetje mund të dërgohen në:
email:
julianalaze@uamd.edu.al
risvantershalla@gamil.com
enicenaj@gmail.com
juli_cilingiri@yahoo.com
mirjamreci@uamd.edu.al

sqAlbanian