Thirrje për shkëmbime të stafit të Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë me Universitetin e Presov, Sllovaki.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit të Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Presov, Sllovaki (https://www.unipo.sk/en/).

Mobiliteti konsiston në trajnim dhe shkëmbim eksperiencash mbi menaxhimin e projekteve për stafin e Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  3 (tre)

Lloji i  mobilitetit:

·  Trajnim

Fushat si më poshtë vijon:

·  Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Afati i aplikimit: 16 Janar 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Presov, Sllovaki:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

–     Letër motivimi ku të përmenden eksperiencat e deritanishme me projektet.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.


 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian