Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit COMMO VII, si dhe programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie ose trajnim në Universitetin e Tuscia-s, Itali.(http://www.unitus.it/).
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie ose trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 1 (një) për staf akademik (Fakulteti i Edukimit / Fakulteti i Biznesit)
Lloji i mobilitetit:
· Mësimdhënie / Trajnim
Afati i aplikimit: 28 Maj 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Tuscia-s, Itali:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 180 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënbesianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.comose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.