Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Sevilles, Spanjë(https://www.us.es/).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 2 (dy) për staf akademik.
Fakultetet dhe fushat si me poshtë:
Fakulteti i Biznesit;
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Periudha e zhvillimit të mobilitetit (java ndërkombëtare):
· ( 14-20 Maj 2023)
Afati i aplikimit: 20 Prill 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Sevilles, Spanje:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.