Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Santiago de Compostela University, Spanjë.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Santiago de Compostela, Spanjë. (https://www.usc.gal/en ).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  1 (një) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·  Mësimdhënie  (Shtator 2024 – Maj 2025)

Fakultetet:

·  Fakulteti i Edukimit (Departamenti i gjuhëve të huaja, Pedagogji);

·  Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (Matematikë);

·  Fakulteti i Biznesit (Menaxhim);

·  Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Drejtësi);

Afati i aplikimit: 19 Gusht 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Santiago de Compostela University, Spanjë:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian