Në përmbyllje të vitit akademik 2023-2024, strukturat e Aleancës STARS EU në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës realizuan takimin e radhës për të raportuar rreth ecurisë së projektit dhe objektivave të realizuara dhe të pa realizuara.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan sfidat dhe sukseset e hasura gjatë zbatimit të projektit, si dhe u përcaktuan hapat e ardhshëm për përmirësimin dhe përmbushjen e objektivave të mbetura.
Anëtarët e aleancës ndanë përvojat dhe rekomandimet e tyre për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në vitin e ardhshëm akademik.