Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Institutin Politeknik të Santarem-it, Portugali.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1 dhe marrëveshjes ndër-institucionale të nënshkruar me Institutin Politeknik të Santarem-it, Portugali, i ofron stafit akademik mundësinë e pjesëmarrjes në Javën Ndërkombëtare të organizuar në Institutin Politeknik të Santarem-it. (https://www.ipsantarem.pt/en/).

Mobiliteti konsiston në një javë pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  1 (një) për staf akademik

Lloji i  mobilitetit:

·  Trajnim  (13 – 17 Maj 2024)

Fakultetet:

·  Fakulteti i Edukimit;

·  Fakulteti i Biznesit.

Afati i aplikimit: 24 Mars 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Institutin Politeknik të Santarem-it, Portugali:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.