Takimi përmbyllës i vitit të parë të projektit SAMESEA

Më 2 korrik, pranë sallës së konferencave të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua takimi përmbyllës i vitit të parë të projektit SAMESEA me pjesëmarrjen e grupit të punës dhe koordinatorës Prof. Erjola Keçi. Nje vit i suksesshem per projektin, i cili rezultoi me certifikimin 100 % te tij. Gjatë vitit u realizua analiza e ndërveprimeve mes aktiviteteve njerëzore dhe specieve sentinël, u zhvillua një platformë dixhitale, u aplikuan modele inteligjente për identifikimin e zonave me rrezik të lartë dhe u përgatit një raport mbi praktikat e monitorimit dhe kuadrin ligjor në Rajonin EUSAIR.

sqAlbanian