Zhvillohet takimi i parë – Kick-off Meeting i projektit SAMESEA në Venecia, Itali

Është zhvilluar takimi i parë – Kick-off Meeting i projektit SAMESEA në Venecia, Itali.

Projekti SAMESEA “Menaxhimi i Qëndrueshëm i llojeve sensitive detare dhe ndërveprimit të aktiviteteve humane” ka një kohëzgjatje nga Shtatori 2024 deri në Prill 2027 (30 muaj) dhe është një projekt i financuar nga EU Interreg – IPA Adrion.

Pjesëmarrës në takim:

  • Prof. As. Erjola Këçi, koordinatore institucionale e projektit
  • Rexhina Alite, staf i projektit, Drejtoria e Projekteve, UAMD.

Përshkrimi i Projektit SAMESEA
Menaxhimi i Qëndrueshëm i llojeve sensitive detare dhe ndërveprimit të aktiviteteve humane
Kohëzgjatja: 2024-2027

Projekti SAMESEA synon të rrisë harmonizimin ndërkombëtar lidhur me monitorimin dhe praktikat e koordinimit midis vendeve dhe rajoneve të ndryshme, si dhe të përmirësojë dialogun e kufizuar midis aktiviteteve socio-ekonomike dhe ruajtjes së biodiversitetit detar.
Biodiversiteti detar vuan nga ndotja e ujit, trafiku detar dhe degradimi ose humbja direkte apo indirekte e habitatit.
Këto sfida prekin autoritetet kombëtare dhe rajonale që kanë qasje të ndryshme ndaj zbatimit të rregulloreve dhe marrëveshjeve ekzistuese, por gjithashtu edhe grupet ekonomike të interesit dhe publikun e gjerë, i cili mund të përfitojë nga të mirat e shërbimeve të ekosistemit që deti ofron.
SAMESEA bazohet në supozimin se nëse një basen nuk menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme, aktivitetet socio-ekonomike nuk do të mund të vazhdojnë për vite, dhe llojet detare do të ulen në mënyrë substanciale.
Bashkëpunimi është thelbësor në nivelin makro-rajonal por edhe midis interesave të ndryshme të përfshira, për të krijuar një bashkëjetesë funksionale dhe të qëndrueshme.
Të punuarit së bashku me autoritetet kombëtare, rajonale, qendrat kërkimore, OJF-të dhe agjencitë sektoriale, është esenciale për të lancuar një nivel të ri të menaxhimit të riskut, kapitalizimit dhe bashkëpunimit.
Konsorciumi do të identifikojë dhe vlerësojë rreziqet dhe ndikimet në llojet sensitive detare dhe ekosistemet relative, të cilat do të jenë baza për hartimin e Strategjisë së Përbashkët të Monitorimit për monitorimin e llojeve sensitive detare, veprimet pilot për testimin e tyre, zgjidhjet për shpërndarjen e praktikave të bashkëjetesës dhe Planin e Veprimit për përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të basenit Adriatiko-Jonian.
Konsorciumi do të aplikojë metodologji monitorimi, të mësojë për praktikat e mira të bashkë-ekzistencës dhe të informojë mbi praktikat e reja, si edhe të rrisë rrjetëzimin midis anëtarëve.
Rajoni EUSAIR (Strategjia BE për Rajonin Adriatik dhe Jon – EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region) do të përfitojë nga aktivitetet dhe rezultatet e projektit, veçanërisht rajonet IPA përgjatë bregut detar.
SAMESEA do të përmirësojë menaxhimin e qëndrueshëm të ndërveprimeve midis llojeve sensitive detare dhe aktiviteteve humane socio-ekonomike, nëpërmjet kapitalizimit, ndarjes dhe rrjetëzimit të grupeve të interesit të cilët kujdesen për mirëqenien e ekosistemit të rajonit Adriatiko-Jonian.

Qëllimi i Projektit
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i menaxhimit të ndërveprimeve midis aktiviteteve socio-ekonomike dhe llojeve sensitive detare në rajonin EUSAIR (Strategjia BE për Rajonin Adriatik dhe Jon) për të qenë të qëndrueshme.
Konsorciumi do të punojë për harmonizimin e protokolleve të monitorimit, kapitalizimin e praktikave më të mira të bashkë-ekzistencës dhe krijimin e një rrjeti ndërkombëtar të aftë të bashkëpunojë me sa më shumë aktorë të interesuar në menaxhimin e qëndrueshëm të rajonit Adriatiko-Jonian.
SAMESEA ndërton mbi strategjinë EUSAIR, duke synuar të promovojë një strategji të përbashkët menaxhimi të ekosistemeve detare, në të cilën mirëqenia e llojeve detare bashkë-ekziston me aktivitetet socio-ekonomike. Në këtë mënyrë SAMESEA do të promovojë bashkëpunimin rajonal për të ndarë metodologji, të dhëna dhe teknika për të siguruar që i gjithë rajoni EUSAIR është në të njëjtën linjë.

Konsorciumi i Projektit
Konsorciumi përbëhet nga 11 partnerë dhe drejtohet nga CoNISMa (Konsorciumi Kombëtar Ndër-Universitar për shkencat detare, Itali), përfaqësuese e kërkimit shkencor detar botëror, e cila do të menaxhojë aspektet menaxheriale dhe financiare. Ndër partnerët e Projektit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Shqipëri, do të kontribuojë në shpërndarjen e të dhënave dhe do të avancojë dijet mbi situatën në zonën bregdetare dhe IPA, gjithashtu do të mbështesë partnerët në aktivitetet pilot duke aktivizuar rrjetet lokale për analizat e aktiviteteve dhe shtrirjen e tyre tek studentët e turistët.
Përveç partnerëve të projektit, SAMESEA përfshin edhe 20 partnerë të asociuar, të cilët do të mbështesin partnerët e projektit kryesisht lidhur me komunikimin dhe promovimin e aktiviteteve të projektit. Vendet pjesëmarrëse në projekt janë Italia, Kroacia, Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi dhe Greqia.

Rezultatet e Projektit

  • Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve dhe ndikimeve në llojet sensitive detare
  • Hartimi i Strategjisë së Përbashkët të Monitorimit të llojeve sensitive detare
  • Hartimi i Planit të Veprimit për përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të basenit Adriatiko-Jonian
  • Aplikimi i metodologjive të monitorimit dhe praktikave të mira të bashkë-ekzistencës midis llojeve sensitive dhe aktiviteteve humane
  • Përmirësimi i menaxhimit të qëndrueshëm të ndërveprimeve midis llojeve sensitive detare dhe aktiviteteve humane socio-ekonomike, nëpërmjet kapitalizimit, ndarjes dhe rrjetëzimit të grupeve të interesit të cilët kujdesen për mirëqenien e ekosistemit të rajonit Adriatiko-Jonian
  • Rritja e bashkëpunimit midis grupeve të interesit
en_USEnglish