Takim zyrtar mes Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe Zv. Rektores së Constantine the Philosopher University in Nitra, znj. Martina Pavlíková

Takim zyrtar mes Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe Zv. Rektores së Constantine the Philosopher University in Nitra, znj. Martina Pavlíková

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në ambientet e UAMD u zhvillua një takim mes Rektorit të universitetit tonë Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe Zv. Rektores Martina Pavlikova së Constantine the Philosopher University in Nitra (Sllovaki), me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe studentëve.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me theks të veçantë në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, zhvillimin e programeve të përbashkëta, diplomave duale, shkëmbimeve të stafit dhe studentëve, si dhe organizimin e trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta akademike dhe kërkimore.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të rolit të UAMD në rrjetin e bashkëpunimeve evropiane dhe në krijimin e më shumë mundësive për zhvillim profesional dhe akademik për studentët dhe stafin tonë.

sqAlbanian