Startoi Java Shkencore Ndërkombëtare 2025 e Fakultetit të Biznesit, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës

Më datë 22 Prill 2025,  në ambientet e Fakultetit të Biznesit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, startoi Java Shkencore Ndërkombëtare, një ngjarje me rëndësi të veçantë akademike dhe shkencore.

 Ceremonia e Hapjes
Fjalët përshëndetëse nga:
 Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës
 Prof. As. Llambi Prendi, Dekan i Fakultetit të Biznesit

Në fjalën përshëndetëse, Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, theksoi vlerën e këtij aktiviteti si një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë në hapësirën evropiane të kërkimit shkencor. Ai bëri të ditur se universiteti ka dyfishuar buxhetin e dedikuar për kërkimin shkencor, një nismë që synon të motivojë stafin akademik drejt projekteve kërkimore cilësore dhe publikimeve në revista të indeksuara në Scopus.

“Synimi ynë është i qartë – të rrisim impaktin ndërkombëtar të UAMD dhe ta forcojmë pozitën tonë si një institucion që ndjek standardet më të larta evropiane në arsimin e lartë,” – u shpreh Rektori Fortuzi.

 Prezantimi i Universiteteve Partnere dhe Ndërkombëtarizimit
Përfaqësues nga universitetet partnere nga Franca, Gjermania, Italia, Portugalia, Rumania, Letonia dhe Shqipëria, prezantuan mundësitë e bashkëpunimit dhe eksperiencat ndërkombëtare.

 Workshops & Open Lecture:
 Paper Recycling and Waste Management – Mr. Bardhyl Balteza (EdiPack Sha)
 European Monetary Policy – Structure and Current Issues – Prof. Dr. Tobias Knedlik (Hochschule Fulda University, Germany)
 Successful Projects and Programs in Regional Tourism – Case Study: Sibiu – Assoc. Prof. Cosmin Tileagă (Lucian Blaga University, Romania)
 Insurance as a Risk Transfer Mechanism and Investment Opportunity – Mrs. Lyela Rama & Mrs. Marsela Saraçi

 Campus Tour – Një guidë për partnerët tanë ndërkombëtarë në ambientet e Fakultetit të Biznesit.

Java Shkencore do të vijojë me sesione, prezantime dhe diskutime nga studiues vendas dhe të huaj, duke e kthyer UAMD në një pikë takimi të ideve dhe risive shkencore.

#InternationalWeek2025 #UAMD #FakultetiBiznesit #ErasmusPlus #Networking #AcademicExcellence #Internationalization #WeAreBusinessFaculty

sqAlbanian