Scholarship Summer Research Program

Scholarship Summer Research Program

Programi Kërkimor Veror i Bursave në Turqi, i krijuar përmes bashkëpunimit midis Presidencës
për Turqit Jashtë vendit (YTB) dhe Universitetit Sabanci fton studentët e shquar ndërkombëtarë
universitarë të marrin pjesë në studime kërkimore në Universitetin Sabanci gjatë periudhës
verore të vitit 2025.

Kohëzgjatja e programit është 8 javë (7 Korrik-28 Gusht) dhe bursa përfshin pagën mujore
(9.000 TL në muaj, biletën e fluturimit vajtje-ardhje, tarifën e shkollimit, akomodimin në
kampusin universitar Sabanci dhe programe falas sociale dhe kulturore.
Aplikimet do të merren përmes faqes së internetit të Universitetit Sabanci
(https://pure.sabanciuniv.edu/node/add/application) gjate periudhes 26 Mars-11 Prill 2025.

Rreth Programit :

Programi Kërkimor Veror i Bursave , i krijuar përmes bashkëpunimit midis Presidencës për
Turqit Jashtë vendit (YTB) dhe Universitetit Sabanci në vitin 2024, përpiqet të nxisë lidhje më të
thella miqësie dhe mirëkuptimi kulturor midis kombeve ndërsa ndërton shtigje akademike.
Kjo iniciativë fton studentët e shquar ndërkombëtarë universitarë që të marrin pjesë në studime
kërkimore në Universitetin Sabanci gjatë periudhës së verës, duke u ofruar atyre ekspozim dhe
përvojë të paçmuar kërkimore.

Aplikimi:
Aplikimet do të pranohen përmes faqes së internetit të Universitetit Sabanci ndërmjet datës
26 Mars – 11 Prill, ora 16:00.
Do të pranohen vetëm aplikimet online.
Për më shumë informacion rreth programit dhe projekteve kërkimore ju lutemi vizitoni
https://pure.sabanciuniv.edu
Për aplikime ju lutemi vizitoni https://pure.sabanciuniv.edu/node/add/application

Qëllimi i Programit:
-Kohëzgjatja e programit është 8 javë (7 Korrik – 28 Gusht).
-Studentët mund të aplikojnë deri në 6 projekte kërkimore, të cilat shpallen nga anëtarët e
fakultetit dhe hulumtuesit e Universitetit Sabanci, në rend përparësie dhe në përputhje me
interesat e tyre kërkimore. Studentët mund të jenë pjesë e VETËM 1 projekti.

-Studentët caktohen në projektet që kanë përzgjedhur si rezultat i vlerësimeve të bëra nga
fakulteti anëtarë/studiues.
-Studentët marrin një certifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit të suksesshëm të programit.
-Studentët mund të përdorin objektet brenda kampusit të Universitetit Sabanc, si Qendra e
Informacionit, Kafeteria dhe Ambientet Sportive.
-Studentët që do të përdorin laboratorët duhet të ndjekin trajnimin "Siguria e Laboratorit" të
ofruar nga Specialistët e Laboratorit.

Përfitimet që u ofrohen studentëve:

-Bursë mujor 9000 TL në muaj,
-Biletë fluturimi vajtje-ardhje,
-Akomodimi në Kampusin Universitar Sabanci,
-Tarifa e shkollimit,
-Aktivitete Sociale dhe Kulturore.

Kriteret e pranimit:

-Programi Kërkimor Veror i Bursave në Turqi është i hapur vetëm për studentët universitarë që
janë aktualisht të regjistruar në studimet e tyre.
-Studentët pritet të kenë status të mirë akademik dhe njohuri adekuate të gjuhës angleze, e
cila është e mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e projekteve të tyre. Niveli i pritshëm i
suksesit gjuhësor dhe akademik mund të ndryshojë sipas kërkesave të projektit dhe anëtarit të
fakultetit/kërkuesit.
-Studentët që do të marrin pjesë në program pritet të kenë sigurim shëndetësor.
Kërkesat e Programit:
-Studentët pritet të bëjnë një prezantim rreth kërkimit të tyre në datën e caktuar në sesione
paralele. Secili nga studentët duhet të marrë pjesë në sesionin e tij (Çdo sesion përmban 3-4
prezantime kërkimore).
-Studentët pritet të ndjekin të paktën 3 seminare gjatë sezonit të verës.
-Studentëve u kërkohet të kenë sigurim udhëtimi dhe shëndetësor që mbulon qëndrimin e tyre
në Turqi gjatë gjithë programit PURE.

-Sigurimi shëndetësor për studentët ndërkombëtarë duhet të përgatitet në përputhje me
rregulloret e përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Migracionit të Ministrisë
së Brendshme.

Kërkesat për Certifikatë:

• Ekziston detyrimi për vazhdimin e projekteve.
• Studentëve u kërkohet të bëjnë prezantime të projektit në datën e caktuar.
* Studentëve u kërkohet të ngarkojnë raportet e tyre përfundimtare në sistem në datën e
caktuar.
• Studentët duhet të ngarkojnë posterët e tyre në sistem në datën e caktuar.
• Studentët pritet të ndjekin të paktën tre nga seminaret.
• ⁠Studentët që nuk plotësojnë kushtet e mësipërme nuk do të mund të marrin një certifikatë.

sqAlbanian