Në kuadër të projektit STAND i cili ka per qëllim forcimin e autonomisë universitare dhe rritjen e
llogaridhënies dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor, në Universitetin e Evropës
Juglindore, ku dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” është partner, në datat 9 - 10 Mars në Bruksel u
zhvillua Workshop-i dy ditor mbi autonominë dhe fuqizimin institucional të universiteteve. Në këtë
takim të rëndësishëm, UAMD u përfaqësua nga Ariola Harizi.