PROÇEDURAT E APLIKIMIT TË KANDIDATËVE QË APLIKOJNË PËR TRANSFERIM TË STUDIMEVE OSE PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI, NË PROGRAMET E CIKLIT DYTË TË STUDIMEVE NË UAMD

KANDIDATË QË APLIKOJNË PËR TRANSFERIM TË STUDIMEVE NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS.

Kandidati që aplikon për transferim studimesh paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij pranë sekretarisë mësimore përkatëse dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kandidatët që aplikojnë në UAMD për transferim studimesh kanë të drejtë të aplikojnë deri në pesë (5) programe studimi, përpara fillimit të vitit akademik.

  2. Të drejtë aplikimi për transferim në programet e ciklit të dytë kanë të gjithë kandidatët që plotësojnë njërën nga këto kushte:
    a) Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, si dhe ndjekin një program të ciklit të dytë në momentin e transferimit;
    b) Janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të parë dhe ndjekin një program të ciklit të dytë në momentin e transferimit. Në këtë rast, kandidati është i detyruar të kryejë njohjen dhe njehsimin e diplomës pranë QSHA brenda afateve të përcaktuara.

  3. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në ciklin e dytë të studimeve:
    a) Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës (ose kopje të njësuar me origjinalin). Nëse diploma e ciklit të parë është fituar jashtë vendit, duhet shoqëruar me aktin e njohjes dhe njehsimit të lëshuar nga QSHA.
    b) Diplomën e Maturës Shtetërore dhe certifikatën e notave (ose kopje të njësuar me origjinalin), të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para hyrjes në fuqi të VKM nr. 876, datë 03.11.2010, duhet të paraqesin dëftesën e pjekurisë ose dublikatë të saj të lëshuar nga shkolla e mesme dhe e konfirmuar nga institucioni përkatës, ose dokumentin përkatës të lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
    c) Formularin e aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr. 3 (shkarko).
    d) Kopjen e dokumentit të identifikimit.
    e) Dy fotografi personale.
    f) Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe për shtetasit e huaj që aplikojnë për programe në gjuhën shqipe. Kandidatët me kombësi shqiptare ose ata që kanë kryer studime në gjuhën shqipe në Shqipëri përjashtohen nga ky detyrim.
    g) Deklaratën sipas shtojcës nr. 1 (shkarko).
    h) Dokumentin origjinal të çregjistrimit nga IAL prej nga ku transferohet kandidati, i cili duhet të përmbajë:

  • të dhënat personale (emri, atësia, mbiemri, datëlindja, vendlindja, shtetësia);
  • numrin e matrikullimit;
  • emërtimin e IAL-së dhe të programeve të studimit (cikli i parë dhe i dytë);
  • fakultetet përkatëse;
  • formën e studimit;
  • datën e regjistrimit në programin e studimit nga ku transferohet.
    j) Planin e plotë të programit të studimit nga ku transferohet, vërtetim të listës së notave, krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrimet e shlyera në ciklin e dytë, së bashku me programet/syllabuset përkatëse, për qëllime ekuivalentimi.

KANDIDATË QË APLIKOJNË PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI NË PROGRAMET E STUDIMIT  TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij pranë sekretarisë mësimore përkatëse dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kandidatët që aplikojnë për një program të dytë studimi në ciklin e dytë kanë të drejtë të zgjedhin deri në pesë (5) programe përpara fillimit të vitit akademik.

  2. Të drejtë aplikimi kanë kandidatët që:

    a) Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të dytë të studimit, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit dhe i akredituar para diplomimit të studentit; ose

    b) Janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të dytë të studimeve. Kandidati është i detyruar të kryejë njohjen dhe njehsimin e diplomës pranë QSHA, brenda afateve të përcaktuara në këtë udhëzim.

  3. Kandidati që aplikon për program të dytë studimi në ciklin e dytë paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij në IAL dhe dorëzon dokumentacionin si më poshtë:

    a) Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës, ose kopje të njësuar me origjinalin, të ciklit të dytë të studimeve.

    • Nëse diploma e ciklit të dytë është fituar jashtë vendit, ajo duhet të shoqërohet me aktin e njohjes dhe njehsimit të lëshuar nga QSHA ose kopje të tij të njësuar me origjinalin, brenda afateve të përcaktuara në këtë udhëzim.

    b) Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës, ose kopje të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve.

    • Nëse diploma e ciklit të parë është fituar jashtë vendit, ajo duhet të shoqërohet me aktin e njohjes dhe njehsimit të lëshuar nga QSHA ose kopje të tij të njësuar me origjinalin.

    c) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose kopje të tyre të njësuara me origjinalin, të konfirmuara nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).

    • Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 03.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 08.02.2006, të Këshillit të Ministrave, ‘Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike’, i ndryshuar”, duhet të paraqesin dëftesën e pjekurisë (origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin), të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).

    • Në rast se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, ata duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku kanë përfunduar studimet dhe e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor (DRAP/ZVAP).

    • Në mungesë të saj, kandidati duhet të paraqesë dokument të lëshuar nga Arkivi i Shtetit, së bashku me listën e notave.

    d) Formularin e aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr. 3 të këtij udhëzimi.

    e) Kopjen e dokumentit të identifikimit.

    f) Dy fotografi personale.

    g) Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, të lëshuar nga strukturat përgjegjëse, për shtetasin e huaj i cili regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe.

    • Kandidati që ka kombësi shqiptare dhe njohuri të gjuhës shqipe, mund të paraqesë çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e kësaj gjuhe.

    • Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar ose arsim të mesëm të lartë, ose një program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.

    h) Deklaratën sipas shtojcës nr. 1 të këtij udhëzimi.

    i) Plani i plotë i programit të ciklit të dytë të studimeve, përfshirë edhe syllabuset përkatëse, vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer.

    • Ky dokument shërben për njohjen e provimeve të shlyera dhe/ose krediteve përkatëse.

    • Nëse kërkohet, paraqitet edhe njohja e provimeve të shlyera dhe/ose krediteve përkatëse.

 

sqAlbanian