PROÇEDURAT E PRANIMIT DHE TË REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE QË APLIKOJNË PËR TRANSFERIM TË DYTË TË STUDIMEVE NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE NË UAMD
Kandidati që aplikon për programe të dytë studimi në ciklin e dytë të studimeve paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij në UMAD dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës, ose kopje të njehsuar me origjinalin, të ciklit të dytë të studimeve. Diploma e ciklit të dytë e fituar jashtë vendit shoqërohet me aktin e njohjes dhe njehsimit të lëshuar nga QSHA ose kopje të tij të njehsuar me origjinalin, brenda afateve të përcaktuara në këtë udhërim.
Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës ose kopje të njehsuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve. Diploma e ciklit të parë e fituar jashtë vendit shoqërohet me aktin e njohjes dhe njehsimit të lëshuar nga QSHA ose kopje të tij të njehsuar me origjinalin;
Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose kopje të tyre të njëhsuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfundura shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr.876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr.78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe prnimit në shkollat e larta publike”, i ndryshuar”, paraqesin dëftesën e pjekurisë (origjinal oser kopje të njehsuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendoor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave;
Formularin e aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr.3, të këtij udhëzimi;
Kopjen e dokumentit të identifikimit;
Dy fotografi personale;
Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga strukturat përgjegjëse për shtetasin e huaj i cili regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe. Kandidati që ka kombësi shqiptare dhe njohuri të gjuhës shqipe, mund të paraqesë çdo dokument vendi i origjinës që provon njohjen e kësaj e gjuhe. Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar ose arsim të mesëm të lartë ose një program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë nëp Republikën e Shqipërisë;
Deklaratën sipas shtojcës nr.1, të këtij udhëzimi;
Plani i plotë i programit të ciklit të dytë të studimeve përfshirë dhe syllabuset përkatëse, vërtetim i listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për njohjen e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse, nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse.