Partnerët e projektit Zero C zhvilluan një takim për të hedhur hapat e parë drejt implementimit të: Dekarbonizimit në menaxhimin e porteve dhe transportin detar.

👥 Javën e kaluar, nga 28 Shkurti deri më 1 Mars, partnerët e projektit Zero C zhvilluan një
takim në @itslogisticapuglia për të hedhur hapat e parë drejt implementimit të një misioni kyç:
Dekarbonizimit në menaxhimin e porteve dhe transportin detar.
🚢💨 Ky takim dhe rezultatet që pasojnë pas tij synojnë të fuqizojnë brezat e rinj me njohuri mbi
dekarbonizimin, me qëllimin për të revolucionarizuar transportin detar dhe logjistikën e porteve
për një efikasitet më të mirë të energjisë. Jemi në prag të përftimit të pajisjeve më të fundit, të
cilat do të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme proceset tona të mësimdhënies në linjë me
kërkesat e një industrie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Ju rikujtojmë se projekti @zeroc.project udhehiqet nga Universiteti ‘’Aleksandër Moisiu’’ me
partnerë: Universitetin e Vlorës, Universitetin e Malit të Zi, Universitetin Teknik të Athinës,
Universitetin Teknik të Hamburgut, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, Drejtoria e
Përgjithshme Detare e Shqipërisë, Agjencia Malazeze e Mbrojtjes së Ambientit dhe Dhoma e
Tregtisë e Malit të Zi.