Open Day i Aleancës STARS EU

Sot, në kampusin universitar, në çelje të Semestrit të dy-të për këtë vit akademik, u organizua një
event që shënoi një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt ndërkombëtarizimit dhe
bashkëpunimit akademik: Open Day i Aleancës STARS EU.
Në praninë e stafit akademik dhe atij administrativ të dedikuar dhe një grupi të entuziazmuar
studentësh, kemi ndarë bashkë hapat që çojnë drejt një të ardhmeje premtuese nën vulën e
Aleancës STARS EU. Ishte një ditë e mbushur me ndarje eksperiencash të vlefshme, ku studentët
tanë të përfshirë tani më në Aleancë ndanë rrëfime dhe eksperiencat e tyre inspiruese dhe treguan
hapat konkretë për t'u përfshirë në këtë Aleancë.
Gjatë ketij organizimi, u bë e qartë se Aleanca STARS EU nuk është vetëm një platformë për
bashkëpunim akademik, por një shtëpi e vërtetë për ndërtimin e urave ndërkulturore, zgjerimin e
horizonteve të njohurive dhe përfitimin e mundësive të shumta që vijnë me të qenurit pjesë e
këtij rrjeti plotë mundësi. Nga mundësitë për studime dhe kerkime të përbashkëta, deri te
programet e shkëmbimit dhe projektet inovative, Aleanca na ofron një mundësi unike për të
ndryshuar botën akademike dhe profesionale përreth nesh.
Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për energjinë dhe pasionin që sollën në këtë
organizim. Përkushtimi juaj ndaj arsimit dhe dëshira për të kontribuar në një komunitet më të
bashkuar dhe të informuar është frymëzim për të gjithë ne.
Për ata që ndoshta nuk patën mundësinë të jenë pjesë e Open Day sot, ju inkurajojmë të merrni
hapat e ardhshëm për të eksploruar se si mund të bëheni pjesë e Aleancës STARS EU, duke
vizituar Zyrën e Projekteve dhe Marrëdhenieve me Jashtë. Bashkimi ynë në këtë rrugetim do të
forcojë performancen tonë akademike dhe profesionale, duke na lejuar të ndërtojmë një të
ardhme më të suksseshme, së bashku.