SHPALLEN APLIKIMET PËR BURSA PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025

Njoftohen studentët e vitit të parë te cilët kanë mundësinë e aplikimit për përfitimin e mbështetjes
financiare që plotësojnë njërin nga tre kriteret si më poshtë :

1. Studentë të shkëlqyer:
Studenti me notë mesatare në pranim, që:
i. kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00;
ii. në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar me jo më pak
se nota e shkallëzuar 9.5 deri në 10.00.

2. Studentët fitues të olimpidiave :
Studenti fitues i njërit prej tri cmimeve të para në olimpiadat ndërkomëtare të arsimit parauniversitar,
me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, pavarësisht notës mesatare, kur pranohet në programe
studimi, qe lidhet me lëndën/t disiplinën ku ka fituar cmimin.

3. Studentë në programe prioritare :
Studenti, i cili ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit, që përbën prioritet kombëtar, të
përcaktuara nga komisioni ad hoc, i ngritur pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, dhe qe ka
përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare student përfiton mbështetje financiare me bursë
mbi bazën e arritjeve akademike si me poshtë vijon :
1. me ruajtjen e notës mesatare mbi 8.00, përfiton 100% të masës së pagës minimale;
2. me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfiton 60% të masës së pagës minimale;
3. me ruajtjen e notës mesatare deri në 6.5, përfiton 30% të masës së pagës minimale
Programet prioritare në UAMD janë : Navigacion dhe Menaxhim detar, Arsim parashkollor dhe Arsim
fillor.

Aplikimet dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), në
rrugë postare ose dorazi në adresën: rruga “Naim Frashëri”, nr.37, Tiranë, brenda periudhës
15 Tetor – 15 Dhjetor 2024.
Formulari i aplikimit ,sipas modelit bashkangjitur , vihet në dispozicion pranë AKFAL-it.

Formularin e gjeni më poshtë:

This will close in 0 seconds

sqAlbanian