Një Ditë Mirënjohjeje për Dy Profesorë të Nderuar në Fakultetin e Edukimit -UAMD.

Më 7 Mars, ambientet e Fakultetit të Edukimit u mbushën me emocion dhe mirënjohje. Lektorë dhe studentë nga Departamenti i Psikologjisë dhe ai i Sociologjisë u mblodhën për të nderuar dy kolegë të shquar: Prof. Liljana Reçka dhe Prof. Lekë Sokoli, të cilët dalin në pension pas dekadash kontributi në mësimdhënie në shkencat sociale.

Në një ceremoni të ngrohtë dhe falënderuese, profesorët ndanë reflektimet e tyre mbi një karrierë sfiduese dhe mësimet e vlefshme të jetës. Ata vlerësuan Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës si një qendër të dijes, vlerave dhe mundësive për çdo student dhe pedagog.

Me respekt dhe mirënjohje, kolegët, studentët dhe bashkëpunëtorët i urojnë profesorëve të nderuar shëndet dhe mbarësi në vitet që vijnë!

This will close in 0 seconds

sqAlbanian