Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Technical University of Sofia te Bullgarise.

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Technical University of Sofia te
Bullgarise.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit
akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në javën ndërkombëtare të organizuar
në Universitetin e Sofies Bullgari.
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në
universitetin pritës per periudhen 29.06.2026 – 03.07.2026

Numri i kuotave:
  3 (tre) për staf akademik

Lloji i mobilitetit:
 Trajnim.

Afati i aplikimit: 24.06.2026.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin
Sofies Bullgari:
–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
–     Kopje e pasaportës;
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën rexhinaalite@uamd.edu.al,
cc: belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me
Jashtë,  Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

Leave a Reply