📅 **5 Mars 2025** – Me studentët e vitit të katërt në programin Drejtësi, u zhvillua një kurs interaktiv mbi ofrimin e aftësive dhe funksionimin e platformave online të mësimdhënies. 🌐📚
🧑🏫 Nën udhëheqjen e PhD Olta Qejvani, u ofruan njohuri thelbësore për profesionistët e rinj lidhur me rolin e platformave online dhe funksionimin e **MOOC** (Massive Open Online Courses). Diskutuam gjithashtu inkorporimin e metodave hibride të mësimdhënies në auditoret e universiteteve shqiptare. 🖥️📖
🎓 Studentët u angazhuan në këtë kurs interaktiv, me temën e ‘Europianizimit të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri’ përmes integrimit legjislativ. 🇪🇺📑💬 Ata theksuan se metodat e tilla teknologjike janë një mundësi e shkëlqyer për inovacion dhe për të ofruar një mundësi më të gjerë për akses në mësim. 🚀👨💻👩💻
🌍 Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “MAGNET”, ku lektorja aplikoi me sukses kursin “MOOC” – një metodë e re që nxit mësuarin aktiv dhe ndërveprues. 🤝💡