Modul Trajnimi: DREJT NJË MENDËSIE SIPËRMARRËSE

Modul Trajnimi

DREJT NJË MENDËSIE SIPËRMARRËSE
Vendndodhja: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Kampusi Spitallë, Fakulteti i Edukimit,

Qenda e Edukimit në Vazhdim, Salla 101

Datë: 19 & 20 Prill 2023
Grupi i synuar: Stafi Akademik UAMD

Informacion i Përgjithshëm
Në kuadër të projektit EntrAl CBHE Erasmus+, ky modul synon rritjen e ndërgjegjësimit
për sipërmarrjen e stafit akademik të universitetit në IAL-të shqiptare.
Objektivi kryesor i këtij moduli është t’u japë stafit akademik të universiteteve shqiptare
aftësi të transferueshme dhe të sjellë një mentalitet sipërmarrës në universitet duke inkurajuar
metodat e mësimdhënies sipërmarrëse, duke edukuar sjelljen sipërmarrëse të stafit akademik dhe
duke mbështetur krijimin e sipërmarrjeve të reja.
Përshkrimi
Ky modul bazohet në materialet dhe përvojën e fituar në Kampin e Inovacionit të
organizuar në Universitetin e Turkus, Finlandë, dhe në Universitetin Teknologjik të Dublinit,
Irlandë (të dy aktivitete të organizuar në kuadër të projektit EntrAl). Ky Program Trajnimi është
një udhëtim inovativ 18-orësh për stafin akademik të universiteteve shqiptare, me qëllim që të
fitojë aftësi të transferueshme dhe të prezantojë Sipërmarrjen dhe Krijimin e Sipërmarrjes së Re
në universitetet shqiptare.
Gjatë Programit të Trajnimit 18-orësh të organizuar në universitetet shqiptare, pjesëmarrësit
gjenerojnë dhe zhvillojnë ide biznesi multidisiplinare. Ata marrin përvojë praktike mbi elementët
më të rëndësishëm të procesit të fillimit, si të zhvillojnë me sukses një ide biznesi dhe si ta shesin
atë.

Pjesëmarrësit do të gjejnë në grupe zgjidhje të reja dhe kreative për aktivitetet e inovacionit që
bazohen në një skenar të ri start-up në një periudhë të shkurtër kohore. Procesi mbështetet me
leksione dhe mentorohet nga trajnerë.

Kërkesat për pjesëmarrësit në momentin e regjistrimit:
Pjesëmarrësve në trajnim do t’u kërkohet të planifikojnë akses të mundshëm te një
mentor/sipërmarrës biznesi, të cilin mund ta kontaktojnë gjatë aktivitetit 18-orësh për të
marrë komente mbi propozimin e tyre të biznesit. Gjatë punës në grup, skuadrat do të
vendosin për alternativën më të mirë/ më të besueshme për konsultim.
Objektivat specifikë të trajnimit
Gjatë këtij Programi Trajnues, pjesëmarrësit do të arrijnë objektivat specifikë si më
poshtë:
 Fitimin e njohurive të reja dhe aftësive të transferueshme për shndërrimin e ideve
inovative në produkte dhe shërbime të reja;
 Rritjen e të kuptuarit për procesin e sipërmarrjes (p.sh. krijimin dhe njohjen e
mundësive)
 Përmirësimin e aftësive të zgjidhjes së problemeve dhe të punës në grup nën
presionin e kohës;
 Rritjen e aftësive në prezantim;
 Rritjen e aftësive të transferueshmërisë/ zbatueshmërisë në mësimdhënien
multidisiplinore.

Seksionet
Numri i ditëve: 2 (dy)
Ky Program Trajnimi është një program intensiv 18-orësh për zhvillimin e sipërmarrjes
së re (9 orë në klasë dhe 9 orë punë e pavarur në grup), i planifikuar të zhvillohet në dy seanca
(ditë trajnimi). Aktivitetet e trajnimit janë krijuar në mënyrë të tillë që të imitojnë procesin e
sipërmarrjes në jetën reale, ku secili pjesëmarrës mund të identifikojë mundësitë, të vlerësojë
mënyra të ndryshme për të vazhduar dhe të krijojë një biznes për të operuar.
Link-u për t’u regjistruar:
https://docs.google.com/forms/d/1X87xu5EmAslYl4uxi2OnwQ03HZtcS1D6GmsB7y03jHg/edit