Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Shkencave Politike Juridike – UAMD dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës

Në kuadër të ndërkombëtarizimit, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike – UAMD finalizon një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri! 
Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht nga dekani Prof.As. Dr. Linert Lirëza dhe Ambasadori, Sh.T.S. Skënder Durmishi. 

Ky bashkëpunim hap mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik, duke përfshirë:
 Bashkëpunim akademik dhe kulturor dhe lehtësim i programeve të shkëmbimit akademik.
 Zbatim projektesh të përbashkëta, biseda publike, leksione dhe panele me ekspertë të ftuar mbi tema relevante për marrëdhëniet e Shqipërise dhe Kosovës, diplomacisë, marrëdhënieve me jashtë.
 Mbështetje për zhvillimin e aftësive dhe trajnime. Krijimi i praktikave në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë për studentët e UAMD, duke u dhënë atyre përvojë praktike në diplomaci, analizë politikash, komunikim dhe projekte.

Organizim aktivitetesh didaktike të përbashkëta, konferenca shkencore, kongrese, simpoziume, seminare, tryeza, shkolla verore dhe dimërore me qëllim promovimin e njohurive praktike dhe teorike specifike për secilën pale.

 Organizim i vizitave studimore për studentët dhe profesorët në Ambasadën e Republikës së Kosovës, dhe/ose institucione të tjera në Kosovë.
 Festimi i përbashkët i ditëve kombëtare dhe ngjarjeve të trashëgimisë kulturore për promovimin e vlerave të përbashkëta dhe mirëkuptimin reciprok.

sqAlbanian