Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
Fotokopjae Diplomës së Maturës Shtetërore dhe çertifikata e notave e printuar nga E-Albania (nuk ka nevojë për noterizim).
Deklarata, e cila merret dhe plotësohet nga aplikanti në prani të punonjësit të sekretarisë mësimore dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësi i sekretarisë;
Fotografi për dokument;
Mandat pagesë të tarifës së regjistrimit.
Kam fituar degën që dua në UAMD. Ku të paraqitem për t’u regjistruar?
UAMD ka dy vendndodhje, godinën qëndrore universitare në Currila dhe Kampusin Universitar në Spitallë. Për secilin nga Fakultetet do të paraqiteni në godinat si më poshtë:
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (Godina Universitare, Currila)
Fakulteti i Studimeve Profesionale (Godina Universitare, Currila)
Fakulteti i Edukimit (Godina 1, Kampusi Universitar, Spitallë)
Fakulteti i Biznesit (Godina 2, Kampusi Universitar, Spitallë)
Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (Godina 2, Kampusi Universitar, Spitallë)
Për çdo pyetje apo paqartësi na shkruani në rrjete sociale ose në karriera@uamd.edu.al.