Kryenegocatiori Zef Mazi pret studentët e UAMD-së

Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, të udhëhequr nga lektore Mirela Metushaj, zhvilluan në mjediset e Kryeministrisë një diskutim me z. Zef Mazi, Kryenegocatiori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
Z. Mazi iu dha përgjigje pyetjeve të studentëve rreth sfidave apo mundësive me të cilat Shqipëria është duke u përballur në rrugëtimin europian, faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që ndikojnë në këtë proces, si dhe rritjen e zërave kundër zgjerimit të BE-së në vendet e unionit.
Biseda vijoi me rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, të cilat gjithashtu përcaktojnë shpejtësinë e avancimit të negociatave me BE-në. Interes ngjalli diskutimi mbi platformën “Open Balkan” dhe ndikimin e saj në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, e në mënyrë të veçantë ato Shqipëri-Kosovë.
Studentët patën gjithashtu mundësinë të vizitonin ekspozitën “On Reading” të fotografit Steve McCurry, sjellë për publikun nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD).

Leave a Reply

This will close in 0 seconds

sqAlbanian