Konferencën Studentore “Sfidat globale: perspektivat e sigurta për të rinjtë si kusht për reduktimin e migracionit”

Fakulteti i Shkencave Politike Juridike organizoi sot Konferencën Studentore “Sfidat globale: perspektivat e sigurta për të rinjtë si kusht për reduktimin e migracionit”. Studentët prezantuan punimet e tyre cilësore në katër sesionet paralele të konferencës. Në punimet e tyre, u trajtuan tematika të veçanta të lidhura me migracionin në këndvështrimin politik, ligjor, ekonomik e administrativ, mediatik e historik. 

Në fund të konferencës u shpërndanë tre çmimet e para për studentët me punimet më të mira me mbështetjen e sponsorit Diamma Resort.