Konferenca e 4-t Ndërkombëtare mbi Studimet Profesionale

📅 5 Qershor 2026
📍 Salla e Konferencave, Currila, Durrës

Fakulteti i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës ka kënaqësinë të shpallë organizimin e Konferencës së 4-t Ndërkombëtare mbi Studimet Profesionale, e cila do të zhvillohet më 5 qershor 2026, në Durrës.

Kjo konferencë synon të mbledhë akademikë, studiues, profesionistë dhe përfaqësues të industrisë për të ndarë kërkime shkencore, përvoja praktike dhe zhvillime inovative në fushën e studimeve profesionale. Aktiviteti do të shërbejë si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi idesh dhe ndërtimi partneritetesh të reja akademike dhe profesionale.

Ftesë për aplikim

Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë:

  • Abstraktin e punimit deri më: 30 Mars 2026
  • Punimin e plotë (Full Paper) deri më: 30 Prill 2026

📧 Aplikimet dërgohen në: iscp@uamd.edu.al

Konferenca do të përfshijë prezantime shkencore, diskutime tematike dhe sesione interaktive, duke krijuar një hapësirë të hapur për dialog profesional dhe akademik.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij eventi ndërkombëtar dhe të kontribuoni me punimet tuaja në zhvillimin e studimeve profesionale.

sqAlbanian