Ju ftojmë të merrni pjesë në Ceremoninë e Hapjes së edicionit të 5-të të “Turneut
Universitar të Tiranës 2025”, aktiviteti më i madh sportiv universitar
në vend.
Ky aktivitet që tashmë është shndërruar në një traditë të rëndësishme
për jetën studentore dhe sportive në kryeqytet, çelet në datë 29 Prill
2025 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ora 10:00 AM.
Turneu Universitar i Tiranës 2025 organizohet nga FSHSU, me mbështetjen
e Bashkisë Tiranë, dhe këtë vit sjell së bashku 30 universitete të
vendit, të cilat do të garojnë në disiplinat:
– Volejboll (meshkuj dhe femra)
– Basketboll (meshkuj dhe femra)
– Futsal (meshkuj dhe femra)
Pritet një pjesëmarrje mbresëlënëse prej rreth 1200 studentësh garues,
si dhe një numër i konsiderueshëm studentësh mbështet