Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Vidzeme” në Letoni

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit Erasmus+, si dhe programit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024 në Universitetin “Vidzeme” Letoni. (https://va.lv/en).

Nivelet e mobilitetit për studentët:

·         Bachelor.

Numri i kuotave, fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

 

·         1 (një) student Fakulteti i Biznesit ( Departamenti i Turizmit & Departamenti i Menaxhimit)

Afati i aplikimit: 28 Shtator 2023.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Vidzeme” Letoni:

–     Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–     Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–     Kopje e pashaportës;

–     Letër motivimi në gjuhën angleze;

–     CV në gjuhën angleze;

–     Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Kriteret për aplikim:

–     Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

 

–     Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 275 Euro transporti.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.