Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit COMMO IX si dhe të programit Erasmus+ KA171, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027 në Universitetin e Bari-t “Aldo Moro”, Itali. (https://www.uniba.it/
Nivelet e mobilitetit për studentët:
· Bachelor;
· Master.
Numri i kuotave:
· 2 (dy) studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
· Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (Shkenca Kompiuterike).
Afati i aplikimit: 19 Prill 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Bari-t, Itali:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze (max 4 faqe);
– Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht;
– Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur);
– Formulari për privatësinë (bashkëlidhur).
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 180 Euro shpenzime transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.