Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka kënaqësinë të ndajë me studentët dhe të diplomuarit një mundësi ndërkombëtare shumë të vlefshme.
Programi i Internship-it të NATO-s është i hapur për aplikime, me afat të fundit për aplikim: 30 prill 2026, ora 23:59 (CET).
Ky program ofron:
- Praktika të paguara 6-mujore
- Vendndodhja: Selia e NATO-s në Bruksel
- Fillimi: Mars ose Shtator 2026
Kush mund të aplikojë?
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Mosha: mbi 21 vjec
- Shtetësia: nga një vend anëtar i NATO-s
- Arsimi: studentë me të paktën 2 vite studimi të përfunduara ose të diplomuar brenda 1 viti të fundit
- Gjuhët: njohuri shumë të mira në anglisht ose frëngjisht
Fushat e praktikës përfshijnë:
-
- Çështje politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare
- Siguri dhe mbrojtje
- Komunikim dhe marketing
- Burime njerëzore
- Ekonomi dhe financë
- Shkencë dhe teknologji
- ICT dhe siguri kibernetike
- Infrastrukturë dhe operacione
Përfitimet:
- Pagesë mujore (rreth 1335 EUR)
- Rimbursim i shpenzimeve të udhëtimit
- Përvojë ndërkombëtare në një organizatë të rëndësishme globale
- Mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online përmes sistemit të NATO-s: https://bit.ly/4ccxrtt