Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit COMMO VII si dhe të programit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Bari-t “Aldo Moro”, Itali. (https://www.uniba.it/
Nivelet e mobilitetit për studentët:
· Bachelor.
Numri i kuotave:
· 1 (një) student.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
· Fakulteti i Edukimit;
· Fakulteti i Biznesit;
· Fakulteti i Shkencave Politike Juridike;
· Fakulteti i Teknologjisë së
· Fakulteti i Studimeve Profesionale.
Afati i aplikimit: 28 Shkurt 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Bari-t, Itali:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht;
– Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur).
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 180 Euro shpenzime transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.