HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITYNË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA HANZE

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Hanze, në Groningen, Holandë (www.hanze.nl/ihs).

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Bachelor;
  • Master.

Numri i kuotave:

1 (një) kuotë për studentë 

 

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit: Multimedia (Bachelor, Master); Sisteme Informacioni (Bachelor);
  • Fakulteti i Biznesit: Menaxhim Marketing (Bachelor);
  • Fakulteti Shkencave Politike dhe Juridike: Gazetari dhe Komunikim me Publikun (Bachelor);
  • Fakulteti i Edukimit: Psikologji (Bachelor).

 

Afati i aplikimit:  28 Prill 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Hanze:

–          Vërtetim studenti/notave (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën arbamerhori@uamd.edu.al luadamuco@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian