HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY, NGA KONSORCIUMI INTERCON, NË SPANJË.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Valencia, Spanjë në javën ndërkombëtare 20-24 Maj 2024.

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik, në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave për stafin Akademik:

·         3 (tre).

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

·         Fakulteti i Edukimit (Departamenti i Gjuhëve të Huaja).

Afati i aplikimit: 16 Prill 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Konsorciumin Intercon, Spanjë:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

 

Kriteret për përzgjedhjen e stafit janë:

 I jepet prioritet në përzgjedhje stafit i cili nuk ka marrë pjesë më parë në mobilitet ose ka marrë pjesë më pak krahasuar me aplikantët e tjerë;

– Stafi të ketë realizuar publikime shkencore në 2 vitet e fundit.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 Euro.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian