HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN WEST TROLLHÄTTAN SUEDI (HV)

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER)

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2025 – 2026, në Universitetin West Trollhättan Suedi (HV) https://www.hv.se/en/ .

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Bachelor;
  • Master. 

Numri i kuotave:

3 (tre) kuota për studentë

 

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit;
  • Fakulteti Shkencave Politike Juridike

 

Afati i aplikimit:  16 Prill 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin West Trollhättan, Suedi (HV):

 –          Vërtetim student/notave (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

 

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

 Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 900 /muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën arbamerhori@uamd.edu.al , luadamuco@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian