HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SALENTO-s NË ITALI

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Commo VI, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Salento-s në Itali (https://web.unisalento.it/).

Nivelet e mobilitetit për studentet:
•      Bachelor.
Numri i kuotave:
•      1 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
•      Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (Drejtësi, Shkenca Politike);
 
Afati i aplikimit: 27 Shkurt 2024.
 
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Salento-s, Itali:
–          Kopje e pasaportës;
–          CV në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
–          Formulari aplikimit (bashkëlidhur)
–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
 
Kriteret për aplikim:
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro në muaj, 180 Euro Transporti. 

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al,
cc: besianaelezi@uamd.edu.al.