HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR); TË DYTË (MASTER) DHE  NIVELIT TË TRETË (DOKTORATURË)

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Granadës në Spanjë (https://www.ugr.es/en)

dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor, Master, Doktoraturë për

Semestrin e dytë 2024-2025 : 

Numri i kuotave:

  •     2 studentë.

Fakultetet si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit 
  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike 
  • Fakulteti Edukimit 
  • Fakulteti Teknologjisë së nformacionit

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin Granadës, Spanjë.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli  B2 

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

 – Vërtetim studenti; Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 15 Tetor 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian