PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË, TË DYTË DHE TË TRETË (BACHELOR, MASTER DHE DOKTORATURË).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin e Cadiz në Spanjë (https://www.uca.es/?lang=en ).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor;
• Master;
• Doktoraturë.
Numri i kuotave:
• 2 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit (Profilet: Shkenca ekonomike, Administrim Biznesi, Turizëm);
• Fakulteti Edukimit (Profili: Arsim Fillor).
Afati i aplikimit: 30 Tetor 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Cadiz, Spanjë:
– Vërtetim i notave (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 360 Euro Transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: klaridaprendi@uamd.