HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E CADIZ NË SPANJË

PËR STUDENTË TË NIVELIT  TË PARË, TË DYTË DHE TË TRETË (BACHELOR, MASTER DHE DOKTORATURË).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin e Cadiz në Spanjë (https://www.uca.es/?lang=en ).

Nivelet e mobilitetit për studentet: 

•      Bachelor;

•      Master;

•      Doktoraturë.

Numri i kuotave:

•      2 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit (Profilet: Shkenca ekonomike, Administrim Biznesi, Turizëm);

•      Fakulteti Edukimit (Profili: Arsim Fillor).

 

Afati i aplikimit: 30 Tetor 2023.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Cadiz, Spanjë:

–          Vërtetim i notave (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 360 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian