Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Cordoba, Spanjë (https://www.uco.es/internacional/extranjeros/en/about-uco).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
Bachelor;
Master.
Numri i kuotave:
1 student;
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
– Fakulteti i Biznesit.
– Fakulteti i Edukimit (Profili: Gjuhët e Huaja);
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Cordoba, Spanjë.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike ;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti;
– Vërtetim notash (I përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 17 Nëntor 2024.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.alduke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.alose dorazi pranë Drejtorisë sëProjekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.