HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN COIMBRA NË PORTUGALI

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER)

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Coimbrës, Portugali (https://www.uc.pt/).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor;
  • Master;

Numri i kuotave:

  • 2 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit.

   

Afati i aplikimit: 31 Tetor 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Coimbrës, Portugali:

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pasaporte, në formatin jpeg.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 360 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.ala ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian