HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË INSTITUCIONET IES MARÍA HENRÍQUEZ DHE IES TIRANT LO BLANC, NË SPANJË

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË INSTITUCIONET IES MARÍA HENRÍQUEZ DHE IES TIRANT LO BLANC, NË SPANJË

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER).

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Institucionet Ies María Henríquez Dhe Ies Tirant Lo Blanc në Spanjë.

 

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•      Bachelor;

•      Master.

 

Numri i kuotave:

•      2 studentë për nivelin bachelor dhe master.

 

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit;

•      Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.

 

Afati i aplikimit: 18 Dhjetor 2023.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Institucioni pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Institucionet Ies María Henríquez Dhe Ies Tirant Lo Blanc, Spanjë:

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

 

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 360 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.alarbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian